.

Nga udhëtimet luksoze deri tek dedikimet e dashurisë, jeta e Jurgen Kurtit në Instagram

Jurgen Kurti, i vrarë mbrëmjen e djeshme nga një atentat i llojit mafioz ka qenë i fiksuar pas jetës së natës. Ai bënte një jetë luksoze, veshur me marka të shtrenjta. Ai shpesh shfaqej edhe me makina të markave të njohura si “Ferrari”, Bentley”, “Benz” etj.Një tjetër pasion i Kurtit ishin edhe udhëtimet.

I riu, aktiv në rrjetet sociale shpesh postonte foto nga vende të ndryshme turistike, si; Paris, Milano, Romë, Majemi, e të tjerë. Në një prej fotove ai shihet duke festuar ditëlindjen e të fejuarës së tij në Paris, pranë kullës Eifel.

Jurgen Kurti prej më shumë se 5 vitesh ishte i fejuar me Enxhi Ekonomin, bukuroshen e Instragramit. Në çdo dalje publike shfaqeshin shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Kurti nuk ngurronte t’i shprehet dashurinë publikisht të fejuarës së tij. Nëse i hedhim një sy Instagramit të Kurtit, fotot me të fejuarën janë të shumta. ” Nuk e përshkruaj dot sa shumë të dua ty”, është shprehur në një fotot për Ekonimin, Kurti.

 

Array
(
    [ids] => 148613,148614,148615,148616,148617,148618,148619
    [src] => Array
        (
        )

)