.

Nano në Kongres, Bushati: PS është e vdekur, po fsheh arkivolin

Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 komentoi gjerë e gjatë situatën politike në vend. Në një kohë që opozita e bashkuar ka paralajmëruar protesta të vazhdueshme, ndërsa PS mbledhjen e Kongresin, Bushati shprehet se pavarësisht se përflitet prania e Fatos Nanos në Kongres, PS nën drejtimin e Ramës është një parti e vdekur.

Prisni të ndodhë gjë në kongresin e PS, ku i ftuar pritet të jetë Fatos Nano? Prisni të japë mesazh?

Mund të ndryshojë aq sa ka ndyshuar në kongreset e PS për sa kohë e drejton Edi Rama. Tani kemi një parti të vdekur që për të fshehur arkivolin e saj bën show.

Çfarë prisninm të ndodhë për garën për kryeprokuror

Kemi dy mënyra. Çfarë mendojmë dhe çfarë ndodh. Pres rikonfirmimin e Arta Markut. Problemi është a duhet të rikonfirmohet? Për mua as nuk duhet të kandidonte sepse ka marrë vulën si kandidate e PS. Një njeri normal thotë: Jam njeri me intigritet moral, mos më përdorni për t’i thyer hundën.

Ky është guri i provës, sot këta shqiptarë duhet të presin dhe duhet të thonë që gjithë kjo lojë është bërë që kryeprokurorin ta zgjedhë Edi Rama dhe Ulsi Manja. Prandaj them që është një gur prove. Ata njerëz që kanë iluzione mund të shohin këtë provë nga anon e famshmja drejtësi.

Protesta kishte edhe risi rrotullimi që i bënë protestuesit parlamentit

Në të dyja rastet, qëllimi ishte që të nxirreshin ca fotografi të mira që t’i silleshin publikut që këtu nuk është situata shumë e qetë. Edhe pjesëmarrja ishte e madhe për një protestë. Problemi është pse po bëhet kjo protestë. Dje, opozita ka djegur mundësinë për të djegur anëtarët në KZAZ. Ajo po hedh hapat shkallë mbas shkalle. Kjo situatë ku opozita po çon vendin do e detyrojë ta ulë mazhorancën në tavolinë./balkanweb