.

“Na ke helmuar me gaz”, Lleshaj përplaset me studentët e Durrësit:Duhet të komunikojmë

Është pritur me protesta nga studentët ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një takim të organizuar me Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në momentin që ministri, ishte i shoqëruar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, një grup studentësh, të pajisur me maska dhe me pankarta në duar, kanë filluar të thërrasin “turp”.

Më tej njëri nga studentët është përballur me ministrin Lleshaj, duke i thënë se atij nuk i takon të shkojë në asnjë vend të Shqipërisë, pasi qeveria, sipas tij është ilegjitime.
Lleshaj: Cfarë do doje prej meje?
Protestuesi: Për cfarë keni ardhur këtu, ju nuk ju takon me ardhur në asnjë vend të Shqipërisë, jeni qeveri ilegjitime, vini këtu dhe e morëm vesh një orë përpara se ka ardh ministri, a thu se ka ardh shërbimi sekret
Lleshaj: Ju e caktoni kur vij une e kur nuk vij unë?
Protestuesi; Nuk e caktoj unë, unë duhet ta di
Lleshaj: Kush jeni ju?
Protestuesi: Unë jam qytetari i këtij vendi, që ti me ke helmu mu, a je ministri Brendshëm me ke hedh gaz
Lleshaj: Duhet të komunikojmë
Protestuesit; Cfarë të komunikojmë, cfarë do bëjnë do na arrestojnë këta shoqëruesit tuaj?
Protestuesit në kor: Turp, turp, turp
/Panorama