.

Kryeprokurori i ri/ Flet Ibrahimi: Ne përzgjedhim tre kandidatët, vendimin e merr…

KPL ka hapur sot garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, kreu i KLP-së Gent Ibrahimi, i pyetur nga gazetarët se, duke parë situatën politike ku ndodhet vendi, a do ta zgjidhnin ata kryeprokurorin e ri, u përgjigj se kjo përgjegjësi i takon Kuvendit.

“Koha që duhet për zgjedhur Prokurorin e përgjithshëm është dy muaj e gjysmë, por nuk është shpallur ende lista. Përgjegjësia për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm i takon parlamentit, ne përzgjedhim tre kandidatët më të mirë dhe Kuvendi vendos për atë më të përshtatshmin. ”, tha ai.
Gjatë mbledhjes së sotme, KLP miratoi gjithashtu edhe Rregulloren mbi Kriteret dhe Procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë SPAK.

“Janë 27 kandidatë në garën për SPAK. Vetingu do të miratohet nga ndërkombëtarët. Një gjë është e sigurt që prokurori që kandidon për tu emëruar në SPAK duhet të ketë kaluar të dy filtrat e vetingut. Ka një listë me emra po nuk e kemi dërguar , duhet bërë një verifikim nëse kandidatët i plotësojnë kushtet, listën zyrtare e shpiem në KPK. Ky proces do të ndodhë dy ditë pas miratimit të rregullores. Kusht për të hyrë në garë është titulli doktor i shkencave. Titujt e tjerë të japin pikë. Rregullorja e re kërkon të sigurojë meritokraci”, u shpreh Ibrahimi.