.

Kërcënohet me jetë deputeti i PD-së Karamelo:Nuk tërhiqem nga mandati i deputetit

Deputeti më ri i PD-së, Ligoraq Karamelo është kërcenuar me jetë, pak ditë pasi pranoi mandatin e deputetit.Kanë qënë të paktën 3 persona  të cilët kanë kërcënuar me jetë deputetin Karamelo, në qendër të Korçës.

“Tre persona tentuan të më godasin më quajtën tradhëtar. Nuk tërhiqem nga mandati i deputetit. Bëra denoncimin. Njeri prej tyre është shoqëruar.”- u shpreh deputeti Karamelo, pak pas ngjarjes.