.

Këngëtarja shqiptare e përlotur pas ekzekutimit të Jurgen Kurtit, bën dedikimin prekës

I shpëtoi burgut për një akuzë vrasjeje dhe një tjetër dhune, por Jurgen Kurti, personazh i njohur për drejtësinë shqiptare u vra mbrëmjen e djeshme poshtë pallatit ku banonte, ku i kishin zënë pritë.

Ndarja e tij nga jeta trishtoi familjarët të cilët u bënë dëshmitarë të pamjeve të frikshme. Por vdekja e 26-vjeçarit ka trishtuar edhe këngëtaren Fjolla Morina, e cila tregoi se e kishte mik Jurgenin.

Në një postim në Instagram, Fjolla shprehet: “U prehsh në paqe shoku im” , duke e shoqëruar postimin me një emoji zemre dhe një tjetër duke qarë.
Kurti ka qenë akuzuar për vrasjen e të atit dhe dhunimin me pasojë vdekjen e një tregtari në Durrës së bashku me dy persona të tjerë.

Në rastin e parë autorësinë e vrasjes së babait të tij, Artur Kurti e mori daja Leonard Ristani, ndërsa në rastin e dytë në vrasjen e Agim Arapit në Durrës u dënua vëllai i vjehrrit, pavarësisht se u arrestuan të tre.