.

Greqi/Nëna hedh fëmijën 4 vjec nga kati 5 më pas vetëvritet

Një ngjarje shokuese ka tronditur Athinën në Greqi pak orë më parë. Një grua hodhi vajzën e saj të vogël nga ballkoni i katit të pestë. Më pas ajo ndërmoria aktin e rëndë të vetëflijimit, duke u hedhur edhe vetë nga ballkoni.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë pasdite rreth orës 16:30 në Prokopiou Katsantoni Street 10. Kyriaki Tsortanidou, 42 vjeçe dhe vajza e saj e vogël vetëm 4 vjeçe Fotini Spyridaki u transportuan nga ambulanca në spitalet Gennimata dhe Aglaia Kyriakou, por se atje gjetën vdekjen, shkruan gazeta greke “Zougla”.

Banorët janë shprehur se nëna hodhi fillimisht foshnjën, kurse më pas mori një karrige dhe u vetëhodh.

Raportet paraprake flasin për një rëndim psikologjik të gruas. Ajo ishte e martuar dhe burri i saj ishte larguar nga banesa disa minuta përpara se të ndodhte ngjarja e kobshme. Fqinjët thanë se janë të shokuar për atë që kanë parë.

Sipas fqinjëve, gruaja u vetëhodh nga kati i pestë, edhe pse ata i ishin lutur të mos e bënte këtë gjë. Një banor në katin e parë të pallatit përshkroi ngjarjen tronditëse.

Ai u shpreh se nëna dhe vajza ishin mbuluar me gjak dhe nuk kishin asnjë shans shpëtimi. Skena tragjike u pa dhe nga kalimtarë të rastit, kurse menjëherë në vendngjarje erdhi policia dhe ambulancat. Grupi hetimor po punon për të zbardhur totalisht ngjarjen.