.

Grabitet arka e filialit të Postës Shqiptare në Vlorë, dyshohet se autorët…

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur gjatë natës arkën e Postës Shqiptare në fshatin Brataj të Vlorës.
Dyshohet se autorët kanë hyrë nga pjesa e pasme e postës dhe pasi kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash nga arka janë larguar me shpejtësi.
Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura. Forca policie kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.