.

Gjykata e Lartë e Amerikës i jep të drejtë Trump për dëbimin e emigranëtëve

Gjykata e Lartë e Amerikës i ka dhënë të drejtë këtë të martë autoritetit të qeverisë së vendit për të dëbuar emigrantët. Kjo do të thotë se kreu i shtetit amerikan Donald Trump korr tjetër fitore me rëndësi për politikat e tij migratore, shkruajnë mediat e huaja.

Gjykata vendosi “pro” politikave migratore te qeverisë me rezultatin final 5:4, teksa fitorja është dhënë më së shumti nga gjykatës konservatorë, ndërsa ka zgjuar kritikën e gjyqtarëve liberalë. Kjo do të thotë se tashmë, pasi një emigrant dënohet në SHBA, përfundon dënimin me burg, menjëherë merret dhe ridërgohet në vendin nga vjen.
Ndërsa ndaj kësaj nisme kanë dalë kundër avokatë të njohur dhe shoqëria civile, administrata e Trump tha se mbështet tërësisht vendimin e marrë nga Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në politikat e Donald Trump, parashihen masa të ashpra ndaj emigrantëve të parregullt në SHBA.