.

EMRAT/ Protesta e 16 marsit, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit, 10 me detyrim paraqitjeje

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka lënë në burg 4 nga të arrestuarit për protestën e dhunshme ditën e shtunë në datë 16 mars para parlamentit.

Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka, Pal Daija mbeten në arrest me burg, ndërsa Edison Tahiri, Klajdi Poci, Denaldo Buzi, Eduard Buzi, Elidjan Buzi, Florian Zeneli, Jeton Spahiu, Ali Bruci, Kevin Kastrati, Flamur Rrahja me detyrim paraqitje.
Pas protestës së opozitës më 16 mars, 14 persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës.

Protestuesit janë arrestuar pasi kanë goditur me sende të forta policinë para ndërtesës së Parlamentit. Identifikimi i tyre ka ardhur nga kamerat e sigurisë të vendosura në ndërtesën e Parlamentit.


Array
(
    [ids] => 148757,148758,148759
    [src] => Array
        (
        )

)