.

Ish deputetja e PD-së: Bashkëshortit s’i thërras kurrë në emër

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka rrëfyer marrëdhënien që ka me bashkëshortin. Në një intervistë në “My Living”, Orjola ka treguar se ia shpreh vazhdimisht dashurinë të shoqit dhe se këtij të fundit nuk ia thotë kurrë emrin. “I them disa herë në ditë të dua dhe nuk i thërras në emër, por ‘zemra’”, u shpreh ajo.
Ish deputetja është pedagoge, autore librash dhe përkthyese. Orjola Pampuri është ftuar ndër vite në studio televizive si psikologe, për të shpjeguar fenomene sociale. Publiku i gjerë është njohur me të pikërisht dy vite më parë, kur u zgjodh deputete në Parlamentin e Shqipërisë