.

“Gabimi i madh i Xhensilës”, nxehet themeluesja e fondacionit ‘DSA’

Pak ditë më parë, bëri bujë komenti që një ndjekës i kishte bërë në “Instagram” Xhensila Myrtezajt, ku aludonte se ajo nuk e nxjerr vajzën në publik pasi e ka me sindromën Down. Këngëtarja iu kthye pa u vonuar mjaft ashpër, duke e përbuzur dhe sharë. Shumë personazhe publikë i dolën në mbrojtje Xhensilës, mirëpo, mënyra e saj e të reaguarit nuk është përkrahur nga themeluesja e fondacionit “Down Syndrome Albania”

Emanuela Pepkola Zaimi e ka cilësuar një reagim të pavend, e aq më tepër nga një këngëtare që i ka dhënë përpara pak kohësh “zë” kauzës së fondacionit.
“Heu bre mi Xhensilë! Të mendosh që dhe vijnë e këndojnë për “t’i dhënë zë” kauzës tonë! (Yes, yes faji im që çoj ftesa lart e poshtë ke VIP-sat). Komentuesi ka shpifur ndërsa …Xhensilës i ka ik truri vetëm nga mendimi që mund ta kishte gocën “e mangët”… dhe vazhdon me sharje diagnozash për t’i vënë kapak. Shpifjen e dimë çfarë është…po këtij reagimit të Xhensilës si t’ja vëmë emrin? …tamam ju të mediave, pse dreqin nuk bëni si ju kërkon Xhensila?… Na ngrini nervat në pritje të ditës së Verës”, ka shkruar kryetarja e fondacionit “Down Syndrome Albania”