.

A është e lidhur me aktorin e humorit? Përgjigjja e Bora Zemanit i bëri të gjithë lëmsh

Është folur gjatë në media kohët e fundit për moderatoren Bora Zemani, e cila duket se ka nisur një romancë të re pas ndarjes nga Vin Veli me të cilin ka dhe një djalë.
Ajo është përfolur për një lidhje të re dashurie me aktorin e humorit Donald Veshaj. Ata janë njohur në ambientet e Tv Klan-it dhe që atëhere janë parë shpesh në shoqërinë e njëri tjetrit.
Moderatorja ka folur për jetën private të saj në emisionin “E Diell”.
E pyetur nga gazetari se më kë fle pas orës 12, Bora i është përgjigjur:

‘Pas orës 12 të natës unë fle me Arbnorin pasi është ende i vogël’.

Mirëpo Ervin Kurti ka filluar ta ngacmojë sërish Borën në lidhje me marrëdhënien e saj të re.

’Cili është destinacioni i pushimeve të këtij viti Dhërmiu apo Vlora? Duke ditur që Donaldi është më origjinë nga qyteti bregdetar Vlora.

‘Pushimet do ti bëj sa andej- këtej por edhe në Vlorë nuk mungoj se kam origjinën andej’ u përgjigj Bora.

”Eja po deshe ti bëjmë pushimet bashkë’ i tha ajo Ervinit, por ky i fundit tha se ‘e dha përgjigjen në Vlorë’ duke nënkuptuar se në këtë mënyrë pranoi lidhjen me aktorin.