.

Borxhi prej 46 mijë eurosh, identifikohet autori i vrasjes tek Liqeni Artificial (EMRI)

Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i një nate më parë tek Parku i Liqenit, ku viktima Haxhi Bacinovski kishte dalë për vrap bashkë me djalin e tij të mitur.

Nga hetimet e para rezulton se konflikti për një borxh prej 46 mijë euro, që autori i kishte viktimës ka qenë arsyeja e kësaj ngjarje të rëndë.Autori është identifikuar menjëherë pas vrasjes nga djali i viktimës, i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje dhe ka parë vrasësin.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se autori është Islam Myslaj, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë i shoqëruar edhe me një person tjetër.