.

Zbulohet arsyeja, ja pse nuk është i përfshirë Ndoji në listën e Kombëtares

 

Mosprezenca e mesfushorit Emanuele Ndoji në listën e publikuar nga trajneri Kristian Panuçi, i habiti të gjithë. Shqiptari po kalonte një formë të shkëlqyer me skuadrën e Breshias në Serinë B, ndërkohë që orët e fundit është mësuar dhe shkak u vërtetë i mungesës së 22-vjeçarit.
Ditët e fundit Ndoji ka pësuar një dëmtim në stërvitje, teksa kjo gjë i ka kushtuar shtrenjtë atij, duke humbur kështu grumbullimin me Kombëtaren.

 


Mesfushori nuk ishte pjesë e skuadrës as në miqësoret që Breshia zhvilloi sot ndaj Banjoleses dhe Orceanas, teksa pritet të qëndrojë jashtë fushave për afro 15 ditë. Kujtojmë që shqiptari ishte titullar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Kozencës të zhvilluar në datën 9 mars.