.

Reali dhe Juventusi në garë për Ikardin, skuadra angleze futet në mesin e tyre

Mauro Ikardi është një nga emrat më të nxehtë të muajve të fundit jo vetëm në Itali, por në të gjithë Europën. Bomberi i Interit, po vijon disa probleme me zikaltrit, pas heqjes së shiritit të kapitenit.
Dëshira e tij duket që është largimi nga Interi. Deri më tani tre kanë qenë skuadrat që kanë pasur interes të madh për një transferim të bujshëm. Juventusi, Reali dhe Çelsi kanë monitoruar situatën me qetësi dhe po presin për zhvillime të metejshme.

Çelsi tashmë nuk ka më të drejtë për të blerë lojtarë, ndërsa Reali me ardhjen e Zidanit duhet të rishohë situata dhe mundësitë. Juventusi ngjan si një nga kandidatet kryesore për ta transferuar lojtarin, por s’do të jetë e vetme në garë.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato.it”, në garë është futur dhe Junajtid, e cila po monitorn me shumë qetësi situatën dhe është gati të rrmëbejë lojtarin duke dhënë në këmbim Lukakun.

Ikardi nuk do të jetë as sot në fushën e lojës dhe situata e tij mbetet për t’u parë se si do të përfundojë .