.

“Nuk më zëvendësuan dot”/ Rita Lati hedh “kunja” drejt…

Aktorja e humorit Rita Lati duket se ka thumbuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree” Behar Merën dhe Agron Llakajn. Ajo shfrytëzoi rastin të shprehej teksa iu kërkua të këndonte këngën “Nën një portokalle”.

“Unë kam kënduar parodi gjithë jetën dhe në një farë mënyre edhe kam kënduar ndonjë çikë”, u shpreh Rita. “Rita ka qenë aktore dhe pardiste e shkëlqyer!” – u shpreh më tej Bujar Asqeriu. “…Që s’më zëvëndësuan dot aman!”- tha Rita me ironi dhe nënqeshje.

Mendohet se “kunja” e hedhur i është drejtuar pikërisht aktorëve të humorit, duke patur parasysh bashkëpunimin e saj prej vitesh me Behar Merën, i cili tashmë pjesë e Al Paazarit sëbashku me Agron Llakaj.