.

Grupi i “fajdexhinjve” në Shkodër, kush janë të arrestuarit.Zbardhet skema

Zbardhet operacioni i sotëm në Shkodër dhe skema si vepronte grupi i fajdeve. Sipas Prokurorisë, në këtë skemë janë përfshirë 22 persona, ndërsa 11 prej tyre janë arrestuar duke përfshirë ish kancelarë në Gjykatën e Shkodrës dhe noterë.

Dhënia huave e këtyre shumave bëhej për interesa shume të larta që varionin nga 3%-20% në javë nga ana e personave te implikuar. Nëse nuk kthehej shuma e huas sekuestroheshin makinat dhe pronat e personave që kishin marrë huan.
Njoftimi nga Prokuroria:

Me datën 25.01.2019 Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër ka regjistruar procedimin penal me numër 109, mbi bazën e akteve te referuara nga Drejtoria Vendore e Policise Shkoder. Nga veprimet e kryera me mjete te hetimit proaktiv, te autorizuara nga Prokuroria dhe legjitimuar nga Gjykata e rrethit gjyqesor Shkodër rezultoi e provuar perfshirja e nje numri te madh shtetasish ne veprimtarinë e organizuar te dhënies hua, jashtë sistemit bankar, se shumave te konsiderueshme te te ardhurave monetare.

Dhenia hua e ketyre shumave është për interesa shume te larta qe variojne nga 3%-20% ne jave nga ana e personave te implikuar. Gjatë hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e te dyshuarve te disa pasurive te luajtshme, automjete te rregjistruara ne emer te tyre dhe pasurive te paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia ne emër te te dyshuarve.

Si rrjedhoje e veprimeve te pergjimeve telefonike, ambjentale, vezhgimit, te legjitimuar nga Gjykata, administrimit te akteve shkresore, kqyrjeve etj rezultoi perfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e te cilëve u regjistruan si autore te veprave penale te “Ushtrim pa liçence i veprimtarise bankare”, me pasoja te renda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve te vepres penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim te krimit”, te parashikuar nga nenet 170/c/2, 25, 287, 248 dhe 300/1 te Kodit Penal. Me miratim te gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder jane caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” për 11 shtetas, qe janë B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; A.D (me detyrën ish kancelar ne Gjykatën e Shkodrës); V. N; E. F,; E. Q; P. V. Janë shpallur ne kërkim shtetasit me inicialet E.M; J.A.; I.S dhe E.L.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal ”pezullim i ushtrimit te detyrës” për noteren pranë Dhomes se Noterise Shkodër, V. H dhe SPZ pranë Komisariatit te Policise Shkoder E. L. Është ushtruar kontroll ne një numër te madh banesash, kontroll i kryer me vendim te gjykatës.

Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar nje numër i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), aparate celulare etj. Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve te para hetimore vijojnë.