.

FOTO/ Shkrumbohet një makinë në mbikalimin e Sukthit

Një automjet është djegur në afërsi të mbikalimit të Sukthit, në rrugën dytësore Maminas-Shijak.

“BalkanWeb” raporton se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një mjet me targa AA 7280 I është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasoje një shkëndije elektrike, ndërkohë që makina ka patur dhe rrjedhje të karburantit.

Fatmirësisht ky aksident nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.