.

Drama e banorëve të “Petro Ninit”, debatohet sonte në Open-in e Eni Vasilit

Emisioni Open i gazetares Eni Vasili do të sjellë në një debat të fortë ngjarjen më të diskutuar të javës siç është prishja e shtëpive pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

Përfaqësues të banorëve që u prishen shtëpitë, pronari i truallit Aleksandër Gavoçi, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ekspertë të ligjit dhe analistë do të diskutojnë për çështjen që mbajti për një javë debatin në opinionin publik.

Në studion e Open do të diskutohen për herë të parë hapur dhe me transparencë të gjithë palët, të gjithë argumentet, duke pasur natyrisht në mes ekspertizën, analizën, por edhe një institucion të rëndësishëm siç është Avokati i Popullit.

Hapur.Al