.

Dita e Verës, Kryemadhi nga Elbasani:Politika ka dalë nga shinat dhe ka menduar për…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte në Elbasan me rastin e ditës së Verës, ndërsa ka folur edhe për krizën politike në vend. Kryemadhi u shpreh se sot politika në vend ka dalë nga shinat dhe nuk ekziston.

“Nëse sot do kishim Gjykata dhe një klasë politike të përgjegjshme sot do kishim çmime më të ulëta dhe më shumë vende pune. Politika nuk ekziston dhe ka dalë nga shinat. Politika sot nuk ekziston dhe në këtë ditë të ringjalljes sic simbolizon kjo ditë të kemi dhe një ringjallje të politikës dhe vlerave”- tha Kryemadhi.
Pyetje: Është kjo një ditë e ftohtë dhe politikisht?

Kryemadhi: Mund të them që kjo ditë nuk ka lidhje fare me politikën, politika nuk ekziston më se po të ekzistonte politika në Shqipëri, sot ne do të kishim, institucionet e ngritura në këmbë, do të kishim gjykata, do të kishim gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, do të kishim një Parlament legjitim, do të kishim një klasë politike të përgjegjshme, do të kishim një ekonomi më të mirë për shqiptarët, do të kishim mundësi më të mira për shqiptarët, arsimim më të mirë, shëndetësi më të mirë, taksa më të ulëta, energji elektrike më të lirë, çmime më të ulëta dhe do të kishim më shumë vende pune për shqiptarët, po të ishte politika, politika do të kishte menduar për këtë gjë, por pikërisht sepse nuk ekziston politika sepse politika ka dal nga shinat e saj, politika ka menduar vetëm për një grup njerëzish. Sot nuk ka politikë, politika nuk është as e ngrirë dhe as e shkrirë, politika sot nuk ekziston, prandaj dhe në këtë ringjallje të jetës që simbolizon Dita e Verës, të ringjallet edhe politika, të ringjallen vlerat, të ringjallen parimet dhe të ringjallen ato principe për të cilët shqiptarët aspirojnë dhe çdo njeri nga ne do të dëshironte ti zbatonim tek fëmijët e tyre. Faleminderit dhe Gëzuar.