.

Tuna dedikim special për këngëtarin shqiptar: Faleminderit që më ke duruar

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Tuna Sejdi mbajti koncertin e saj, ku promovoi albumin më të ri me titull “Fortuna”.

Në këtë album, Tuna ka një sërë bashkëpunimesh me këngëtar të njohur të cilat ende pa u publikuar në kanalin e “Youtube” u pëlqyen shumë nga publiku.

Ndërkohë ditën e sotme ajo ka publikuar në “Instagram” disa foto të shkëputura nga koncerti ku në to shihet së bashku e këngëtarin dhe shokun e saj të ngushtë, Ylli Limani.
Bashkëngjitur me fotografitë, Tuna ka bërë gjithashtu edhe një dedikim shumë special për këngëtarin e njohur.


“Yll, mezi pres publiku të dëgjoj këngën e shkruar nga ti “Plagë” dhe duetin tonë “A don hala”…. Dije se ti nuk je prezent vetëm aty, ti je kudo në album. Nga fillimi deri në fund. Ashtu si që ishe me mua nga fillimi deri në publikimin e albumit. Nuk mjaftojnë fjalët për të të thënë TË FALEMINDERIT dhe për të shpreh mirënjohjen që kam për ty si artist dhe si mik! Të faleminderit që më binde se gjitha ato që i kam brenda (e për të cilat ta kam lodh kryt ditë e natë) duna me i derdh n’kang! Të faleminderit për pjekurinë artistike! Të faleminderit që ishe pjesë e albumit! Të faleminderit që i dhe koncertit nur të veçantë! Të faleminderit që më ke duru! Të faleminderit që të kam! A don hala, a don halaaaa”, ka shkruar Tuna pran fotos.