.

Shqipëria me nënat më të reja në Europë

Sipas një publikimi të fundit të “Eurostat”, Shqipëria është vendi me nënat më të reja të Europës, madje shumë lindje kryhen në adoleshencë.

Mosha mesatare e nënave, për herë të parë në Shqipëri është 26 vjeç, më të rejat në Europë, së bashku me Bullgarinë.
Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë është nga më të mëdhenjtë në vend.

“Në maternitetin tonë kryhen rreth 4.000 lindje në vit. Nga këto, rreth 900, pra 20-23% e tyre i përkasin grupmoshës 15-24 vjeç. Unë pata rastin e një vajze 16-17-vjeçare pak kohë më parë, e imët ishte.

Këshilla jonë, si mjekë specialistë, është më se e prerë: Duhet patjetër të kërkojmë që të rriten vet vajzat, pastaj të krijojnë familje. Mosha e re, 25 deri në 39 vjeç, është më e përshtatshmja për të qenë nënë”, tha Mirela Rista, gjinekologe në “Koço Gliozheni”.

Nëse më parë femrat bëheshin nëna në të 20-at, sot kushtet kanë ndryshuar./top-channel