.

Merr fund gjithçka, çifti i njohur shqiptar i jep fund lidhjes

Lidhja e këngëtares Ronela Hajati me reperin Young Zerka nuk u konfirmua asnjëherë, e megjithatë ishte ndër më të përfolurat.

Të pyetur nëpër intervista të ndryshme ata e mohuan këtë gjë duke treguar se janë vetëm miq, mirëpo dedikimet e ndryshme në rrjetet sociale bën që fansat të mendojnë se ata janë vërtetë në një romancë.

Por tashmë romancës së tyre mesa duket i ka ardhur fundi. Duke cituar burime pranë çiftit, “Prive” shkruan se Ronela e Zerka janë ndarë pas disa viteve që ishin bashkë.


Gjithashtu vihet re se reperi nuk e ndjek më në Instagram këngëtaren, edhe pse këtë gjë nuk mund të themi për Ronelën, e cila ende e ndjek atë.