.

Lady Gaga pranon lajmet e shtatzënisë, por zbulon se nuk po pret një fëmijë

Kohët e fundit Lady Gaga ka qenë ndër personazhet më të diskutuar në media, kryesisht për çështje që kanë të bëjnë me jetën e saj private. Në fillim thuhej se këngëtarja ishte në një lidhje me Bradley Cooper, ndërsa së fundmi është përfolur për një shtatzëni të mundshme të saj. Me anë të një statusi në ‘Twitter’ ajo ka vendosur t’ju japë fund njëherë e mirë fjalëve dhe të shuajë dyshimet e të gjithëve. Në postimin e saj ajo ka shkruar: “Jam shtatzënë? Po, jam shtatzënë me LG6”.

Me “LG6” Lady i drejtohet albumit të saj të ri, i cili mund të publikohet së shpejti. Menjëherë pas postimit të saj pati reagime të shumta nga ana e fansave, të cilët ishin shumë të kënaqur me lajmin që morën nga këngëtarja e tyre e preferuar. /revistawho.com