.

E mbajti të fshehtë, këngëtarja shqiptare nënë për herë të parë


Linda Halimi prej disa kohësh është zhvendosur në SHBA dhe nuk është më aktive në muzikë. Megjithëse na ka mbajtur të informuar rreth jetës së saj profesionale, atë personale ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së mediave.Këngëtarja shqiptare është aq shumë e rezervuar sa nuk ka zbuluar se ishte shtatzënë.

 

Ajo ëshët bërë nënë për herë të paër dhe këtë gjë e ka treguar partneri i saj. Davon Edëards ka zbuluar se ai dhe Linda janë bërë prindër të një vajze.“Jemi shumë të lumtur dhe të bekuar t`ju njoftojmë për ardhjen në jetë të vajzës tonë. Kemi rënë në dashuri me të dhe mezi presim ta marrim në shtëpi. Bashkëshortja ime pati një shtatzëni dhe lindje të lehtë. Faleminderit të gjithëve për urimet”, -ka shkruar Davon, i cili ka zbuluar se vogëlushen e kanë quajtur Kaimana.