.

Çmimet e naftës shënojnë rritje ditën e sotme(Detaje)

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të marte.Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 24 cent dhe u tregtuan me 66.82 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 84 cent dhe u tregtuan me 66.58 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane WTI, u rritën me 27 cent dhe u tregtuan me 57.06 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 72 cent dhe u tregtuan me 56.79 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,295.94 dollarë amerikanë për onz/Monitor