.

Aftësitë më të mira komunikuese për të pasur sukses në punë

Aftësitë më të mira komunikuese për të pasur sukses në punë
Mënyra sesi secili punonjës komunikon në ambientin e punës ka shumë rëndësi në të pasurit e një rrugëtimi sa më të suksesshëm.Më poshtë do të njiheni me 7 aftësi komunikimi të cilat çdo punonjës duhet t’i ketë:

1. Të tregosh respekt

Të tregosh respekt për hapësirën dhe kohën e tjetrit është shumë e rëndësishme. Dhe nëse mendoni se respekti nuk ka të bëjë me një prej aftësive të komuikimit e keni totalisht gabim, sepse repskti fillon pikërisht që nga mënyra se si ne i drejtohemi të tjerëve.

2. Të dëgjosh me vëmendje

Të dëgjosh dikë më vëmendje është shumë e rëndësishme, por këtu nuk duhet të bëni gabimin në të cilin bien shumë persona që është ai i të ngatërruarit të dëgjuesit aktiv me dëgjuesin e keq, ku ky i fundit nuk bën gjë tjetër veçse të ndërpresë bashkëbiseduesin gjatë gjithë kohës. Por nëse ju nuk e dëgjoni me vëmendje tjetrin deri në fund, ju mund të mos ta kuptoni idenë e tij dhe t’i jepni një përgjigje të pasaktë.

3. Gjuha e trupit

Ju mund të mos ta keni kuptuar, por duhet të dini se gjuha e trupit shpreh shumë më shumë sesa fjalët. Prandaj këshillohet të tregoheni të kujdesshëm për të gjitha mesazhet që transmetoni me anë të gjuhës së trupit, sepse ato mund të jenë e kundërta e asaj që ju mund të jeni duke shprehur me anë të fjalëve.

4. Mos hezitoni të pyesni

Zakonisht punonjësit e rinj druhen nga fakti i të bërit të pyetjeve të ndryshme, por një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë, sepse vetëm nëpërmjet të bërit të pyetjeve ju do të arrini të mësoni ato gjëra që nuk i dini dhe të integroheni më lehtësisht në këtë ambient të ri pune.

5. E-mailet

Në 2019, pjesa më e madhe e komunikimeve që ne bëjmë është nëpërmjet e-maileve apo ndonjë platforme tjetër online. Prandaj ju duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në mënyrën e formulimit të e-maileve, në mënyrë të tillë që mesazhi që dërgoni të jetë sa më i qartë dhe i saktë.

6. Tregohuni mikëpritës

Të tregoheni mikëpritës në ambientin e punës është një element shumë i rëndëishëm, sidomos ndaj kolegëve të rinj. Një gjë e tillë do të ndikojë pozitivisht edhe në ecurinë e punës, sepse kolegët e rinj do të intergohen më lehtësisht dhe ecuria e punës nuk do të pengohet.

7. Feedback-u

Një prej aftësive më të rëndësishme të komunikimit është që ju t’i jepni punonjësve tuaj gjithmonë një feedback. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për rastet kur ecuria e një projekti është pozitive, por edhe në rastin kur ecuria e tij është negative, sepse në këtë mënyrë ju mund t’i këshilloni ata se ku gabuan që herës tjetër të mos përsëriten të njejtat gabime./Monitor