.

Arsyet pse disa meshkuj dashurohen me gra më të mëdha se vetja

Në imagjinatën kolektive, në një marrëdhënie heteroseksuale, gjithmonë ekziston besimi i gabuar se mashkulli duhet të jetë më i madh se gruaja. Në të vërtetë, shumica e çifteve janë të strukturuara ashtu, por ka disa raste në të cilat gruaja është më e madhe.

Në të kaluarën është konsideruar e pahijshme që një grua të ishte më e madhe se partneri i saj, fatmirësisht në ditët e sotme, mentaliteti është shumë më i hapur. Prandaj nuk është çudi të gjesh këtë lloj marrëdhënieje.

Shumë burra tërhiqen nga gratë që janë shumë më të mëdha se ata dhe në këtë artikull do të flasim për arsyet pse shkaktohet kjo tërheqje.

10 arsye pse burrat zgjedhin gra më të mëdha se vetja:

Përputhen më shumë me atë që ata duan

Gratë në moshë të madhe kanë tendencë të dinë se çfarë duan nga jeta shumë më mirë se gratë e reja. Dhe kjo i tërheq meshkujt, sepse ata nuk duan të përfshihen në një marrëdhënie me njerëz që ende nuk e dinë se çfarë duan të bëjnë në jetën e tyre.

Priren të jenë më të mençura për jetën

Gratë në moshë të madhe gjithashtu priren të jenë më të mençura, thjesht sepse janë më të vjetra. Sa më shumë përvoja të keni në jetë, aq më shumë mësime do të merrni.

Të bëjnë t’i shohësh gjërat nga një këndvështrim tjetër

Një perspektivë e re për diçka është gjithmonë një gjë e mirë. Perspektiva është diçka që një grua më e madhe do të jetë gjithmonë në gjendje t’ia ofrojë një mashkulli të ri.

Janë më të sigurta dhe të pavarura

Gratë e mëdha në moshë kanë tendencë të jenë më të sigurta dhe të pavarura. Ato nuk e ndjejnë nevojën për të ndryshuar veten dhe nuk duan të varen nga askush.

Janë emocionalisht të shëndetshme dhe të pjekura

Një grua e madhe në moshë nuk ka dëshirë të bëjë ndonjë dramë të panevojshme për ndonjë gjë. Ajo mund të kontrollojë emocionet e saj dhe vepron me mendje në vend të zemrës.

Kanë shije më të rafinuar

Gratë e mëdha në moshë kanë tendencë të kenë shije më të rafinuara dhe burrat janë më të tërhequr për këtë. Në vend që të jenë me një grua që dëshiron të dalë dhe të festojë çdo fundjavë, ata do të preferonin të ishin me një grua më të madhe që pëlqen të rri në shtëpi, duke lexuar një libër me një gotë verë të kuqe në dorë.

Janë më të mençura

Një grua e madhe ka një ide më të mirë se si funksionojnë gjërat ose se si duhet të punojnë.

Ato janë financiarisht të qëndrueshme

Gratë e mëdha në moshë kanë më shumë qëndrueshmëri financiare se gratë e reja.

Ato kanë më pak gjasa që të kenë fëmijë

Ka shumë të ngjarë që ajo nuk ka ndërmend të ketë një familje ose fëmijë. Kjo do të tërheqë burrat që kanë të njëjtën dëshirë.

Ato janë më të kujdesshme

Shumë meshkuj pëlqejnë që të kenë një grua që kujdeset për ta. Një grua më e madhe do të jetë më e kujdesshme sesa një e re. /Revista Psikologjia/