.

Përfitimet e shumta të pijes që duhet të konsumoni para se të flini

Ju ndoshta e njihni këtë ndjenjë: shijoni një vakt të shijshëm përpara se të shkoni në shtrat, por nuk mund të flini për shkak të urthit të padurueshëm, dispepsisë ose refluksit të acidit.Ndërsa janë të shumtë ilaçet që mund të trajtojnë problemet e tretjes, ju mund të arrini të njëjtat rezultate natyrisht me një përzierje të caktuar që ne do ta ndajmë sot me ju. Natyrisht, shmangia e disa llojeve të ushqimit dhe pijeve që shkaktojnë dispepsi dhe probleme të tjera të stomakut është ideale, por ne të gjithë herë pas here e shijojmë ngrënien e një vakti të shijshëm.

Ju duhet vetëm të bashkoni disa përbërës për të bërë këtë pije mrekulli: shafran Indie, xhenxhefil, qumësht kokosi, mjaltë dhe piper të zi. Kjo pije përmirëson tretjen duke lehtësuar simptomat që lidhen me refluksin e acidit. Secili nga përbërësit ofron përfitime të pabesueshme shëndetësore dhe nëse kombinohen së bashku, efektet rriten në mënyrë dramatike.

Për shembull, këtu janë disa nga përfitimet shëndetësore tëshafranit të Indisë:

– Largon dhimbjen e artritit për shkak të vetive anti-inflamatore

– Ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë

– Rrit qarkullimin e gjakut

– Trajton traktin e tretjes dhe parandalon ulcerat

– Redukton dhimbjet dhe ethet

– Parandalon dhe madje në disa raste kuron kancerin

– Largon simptomat e artritit

– Përmirëson shëndetin e trurit dhe të zemrës

Qumështi i kokosit, një përbërës tjetër që do të na nevojitet për këtë pije, siguron një burim yndyre të shëndetshme dhe mbulon ezofagun për të lehtësuar dhimbjen dhe parehatinë e refluksit.

Piper i zi mund të përmirësojë efektivitetin e shafranit dhe thithjen e kurkumit, përbërësit kryesor të shafranit.

Mjalti, i përdorur për shekuj me radhë nga shumë njerëz për një sërë sëmundjesh, përmban aminoacide të rëndësishme, enzima, minerale dhe vitamina që mund të ndihmojnë në tretje dhe të lehtësojnë ndjesinë e djegies që shoqërohet me refluks acidi.