.

Kjo është revista franceze që publikoi portretet e rralla të Skënderbeut e Donikës, që në vitin 1913

Gjergj Kastriot Skënderbeu është heroi më i njohur shqiptar. Revista franceze “Revue hebdomadaire” ka botuar, më 2 gusht 1913, dy portrete të rralla, të Skënderbeut dhe Donikës.

Mësohet se këto portrete u mundësuan asaj kohe nga historiani francez, Germain Lefèvre-Pontalis.

Ky historian lindi në vitin 1860 dhe u nda nga jeta në vitin 1930. Fotot e rralla dhe me shumë vlera janë sjellë për publikun shqiptar nga Aurenc Bebja.

Ai i ka publikuar ato në blogun “Dars (Klos), Mat – Albania”.

Kujtojmë këtu se Gjergj Kastriot Skenderbeu është heroi Kombëtar por roli dhe vepra e tij vlerësohet në çdo shtet evropian, deri në kontinentin amerikan.

Për këtë qëllim Evropa e njeh Skënderbeun si një “Kalorës i Krishtit”, një mbret dhe një luftëtar, që nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte fenë.


Array
(
    [columns] => 2
    [ids] => 144422,144423
    [src] => Array
        (
        )

)