.

Klani Kardashian në krizë.Kim kërkon ndihmë te fallxhorja e famshme

U bën më shumë që një javë që mediat e huaja, por jo vetëm, po shkruajnë për tradhëtitë e bashkëshortëve të klanit Kardashian.

E para ishte Khole e cila u tradhëtua nga bashkëshorti i saj basketbollisti i njohur Tristian dhe ditën e djeshme motra tjetër Kylie Jenner kishte zbuluar tradhëtinë e bashkëshortit të saj Travis Scott madje kishte dhe fakte.
Ndoshta kjo ka bërë që Kim Kardashian të kërkojë ndihmë fallxhores së famshme Theresa Caputo.

Në profilin e saj Instagram Kardashian dha lajmin për seancën me 52-vjeçaren, e cila u bë e njohur përmes emisionit Long Island Medium.

“Ëndrrat vërtetë realizohen”, ka shkruar ylli i reality show amerikan 38-vjeçar në fotografinë ku pozon me fallxhoren dhe shtoi se mezi po priste t’ua tregonte fansave detajet e takimit.