.

Aktorja e famshme shtrohet në një qendër rehabilitimi pas problemeve mendore

Amanda Bynes ka kërkuar ndihmë në një qendër rehabilitimi në Los Angeles, pasi vuan nga probleme me shëndetin mendor.

Aktorja 32-vjeçare është shtruar në spital sipas raporteve të shumta, pas problemeve me stresin. Bynes prej kohësh është trajtuar për çështjet e drogës dhe shëndetit mendor, sipas “TMZ”.

Në nëntor të vitit të kaluar, aktorja dha një intervistë për revistën “Paper Magazine” mbi përvojat e saj të fundit në lidhje me abuzimin me drogën dhe çështjet e shëndetit mendor, si dhe planet e saj për t’u kthyer në aktrim.
Amanda iu rikthye aktrimit dhe hoqi dorë sërish si rezultat i ndjenjës së presionit për të qenë përsëri në qendër të vëmendjes. Ajo shprehej se nuk ishte e sigurt në vetvete dhe nuk i pëlqente aspak vetja.

“Kam bërë një numër të madh gabimesh, por nuk më pushuan. U largova … ishte padyshim krejtësisht joprofesionale nga ana ime që të largohesha dhe t’i lija ata me gjithë ato para që kishin shpenzuar kaq shumë shpenzime për stafin dhe pajisjet e kameras dhe gjithçka “.

Me sa duket lufta e Bynes vijon dhe aktorja nuk do të dorëzohet deri në një rikuperim të plotë!

https://www.instagram.com/p/BqqOi1jAV5k/?utm_source=ig_embed