.

Sot edicioni i 91-të i ndarjes së çmimeve Oscar, ç’duhet të dini për ceremoninë dhe nominimet

Oscar është padyshim një ndër ceremonitë më të mirëpritura të kalendarit hollivudian. Oscar 2019 shënon edicionin e 91-të të ndarjeve të çmimeve në industrinë filmike. E teksa ne presim orët e mbrëmjes të dimë se kush do të vlerësohet në Dolby Theatre për aktrimin e filmin më të mirë, Mapo ka pasqyruar listën e nominimeve.

Filmat “Roma” and “The Favorite” kryesojnë me 10 nominime në pjesën më të madhe të kategorive kryesore. Të dyja janë të gatshme për të rrëmbyer çmimin “Fotografia më e mirë”. Por atyre i bashkangjiten në këtë kategori edhe filmi “A New Star is Born”, “Green Book”, “Vice”, “Blackkklansman”, “Black Panther” dhe “Bohemian Rhapsody”. Ky i fundit i është paraqitur filmdashësve si një biografi e jetës së këngëtarit Fred Mercury dhe hapave të tij të parë në karrierën muzikore.

Ndërsa sa i takon çmimeve të mëdha të aktrimit, favorite shikohen Olivia Colman (The Favorite), Lady Gaga (A New Star is Born), Melissa McCarthy (Can You Forgive Me?), Glen Close (The Wife), Yalitza Aparicio (Roma) dhe Christian Bale (Vice), Bradley Cooper (A New Star is Born), Willem Dafoe (Eternity’s Gate), Rami Malek (Bohemian Rhapsody) dhe Viggo Mortensen (Green Book).

Në kategoritë mbështetëse janë nominuar Amy Adams, Emma Stone, Rachel Weisz, Marina De Tavira, Regina King, Sam Rockwell dhe Sam Elliot. Kurse si aktorët më të mirë suportues janë favoritë Mahershala Ali dhe Richard E Grant.

Për këngën më të mirë origjinale në filmat e këtij viti janë nominuar këngët “The Place Where Lost Things Go” në filmin Mary Poppins Returns, “Shallow” në “A New Star is Born”, “All the Stars” në filmin “Black Panther”, “When A Cowboy Trades His Spurs For Wings” në “The Ballad Of Buster Scruggs” dhe “I’ll Fight” në filmin “RBG”.

Ashtu sikurse në nominimet e BAFTA dhe Golden Globe, në Oscars 2019 ka një mungesë të dukshme të grave në listën e regjisorëve më të mirë. Siç mund ta shihni të nominuar në këtë kategori janë Alfonso Cuaron për “Roma”, Spike Lee për “Blackkklansman”, Adam McKay për “Vice”, Yorgos Lanthimos për “Favorite” dhe Pawel Pawlikowski për “Cold War”.

Por kush do ta prezantojë Oscars 2019?

Pas drejtimit dyvjeçar të Jimmy Kimmel në 2017 dhe 2018, Oscar 2019 do të jetë i pari në 30 vjet që të jetë pa mikpritës. Kevin Hart dha dorëheqjen nga roli i prezantuesit tri ditë pasi u njoftua se do të kryesonte ceremoninë. Përmes një postimi në “Twitter”, komediani iu drejtua polemikave që kishin shoqëruar përzgjedhjen e tij, të lidhura ngushtë me postimet e komentet e dikurshme nëpër rrjete sociale që kishin ngjyrime homofobike.

“Unë kam vendosur që të largohem nga pritja e Oscarëve”, shkroi ai. “Kjo është për shkak se unë nuk duam të jem një shpërqëndrim gjatë një nateje ku duhet të kremtohet nga shumë artistë të talentuar”. Njoftimi i Kevin Hart erdhi disa orë pasi u shfaq një video në “Instagram” ku deklaronte se pavarësisht se Akademia i kishte kërkuar që të tërhiqte mbrapsht komentet e tij homofobike, nuk do të kërkonte falje. Në një postim tjetër në “Twitter”, Hart shtoi: “Më vjen keq që kam lënduar njerëz. Jam i përfshirë tanimë dhe do të vazhdoj ta bëj këtë gjë. Qëllimi im është t’i bashkoj njerëzit, jo t’i ndaj. Shumë dashuri dhe respect për Akademinë, shpresoj të mund të shihemi sërish”.

Oscars 2019 mesa duket do të mbështetet më shumë tek prezantuesit, të cilët do të jenë: Whoopi Goldberg, Jennifer Lopez, Daniel Craig, Brie Larson, Charlize Theron, Awkwafina, Constance Wu, Tina Fey, Amy Poehler, Chris Evans, Maya Rudolph, Amandla Stenberg dhe Tessa Thompson .

Kush do të performojë në Oscars 2019?

Siç është traditë, do të shfaqen kandidatët për këngën më të mirë origjinale, përfshirë Bradley Cooper dhe Lady Gaga, të cilët do të bashkohen sërish për një interpretim të “Shallow”. “Jam i sigurt që do të jem i tmerruar”, u shpreh Cooper për E News. “Kur u njoftova se do të performoja, isha: “Po përse? Duhet të ketë diku rrotull dëshira vdekjesh”, vijoi më tej ai.

Array
(
    [ids] => 142387,142385,142384,142382,142383
    [src] => Array
        (
        )

)