.

Sabri Fejzullahu zbulon pengun më të madh të jetës dhe nuk do ta besoni për çfarë bëhet fjalë

Artisti i njohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu ka qenë i ftuari i radhës në programin në RTSH, ‘Lart e poshtë’. Moderatori dhe autori i programit, Eraldo Rexho ishte zhvendosur këtë herë në Kosovë ku ka zhvilluar një intervistë me këngëtarin që i ka kushtuar gjithë jetën e tij, muzikës. Sabri Fejzullahu ka treguar shumëçka për jetën dhe karrierën në një rrëfim të sinqertë për programin e njohur.

Një nga pyetjet që tërhoqi vëmendje lidhej me pengun më të madh që ka këngëtari i njohur pas kaq shumë kohësh.

“Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra ta kem një pasaportë si shqiptar. Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk i refuzuan vizën as mua as familjarëve të mi. Unë kam dëshirë, kam dashur, e dua dhe e kam peng që ta kem një pasaportë shqiptare”,-ka rrëfyer Sabriu.

Këngëtari ka treguar më tej se nuk do ta lërë muzikën, pasi i ushqen shpirtin dhe përsa kohë publiku do gëzojë teksa ai këndon, asnjëherë nuk do ketë dëshirë për t’u larguar nga profesioni të cilit i ka kushtuar jetën e tij.