.

Regjistrohet rasti i 3-të/Era e fortë përmbys një tjetër kamion, ja në cilën rrugë

Një tjetër kamion është përmbysur në veri të vendit si pasojë e motit të keq me erëra të forta.Mësohet se kamioni është përmbysur në aksin rrugor Pukë-Shkodër, në vendin e quajtur Qafë Qelë.

Nga përmbysja e kamionit anës rrugës nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme 2 kamionë janë përmbysur për shkak të erës së fortë në rrethin e Lezhës.