.

Rama tregon në RaiNews pse shqetësohet opozita: S’mohoj blerjen e votave, por…

Kryeministri Edi Rama ka folur për televizionin italian Rai News për çështjen e protestave opozitare dhe akuzat e opozitës. Rama tha se opozita është e shqetësuar sepse nuk ka shans të fitojë zgjedhjet lokale nga njëra anë dhe nga ana tjetër për shkak të reformës në drejtësi.

Kryeministri shqiptar tha se 3-4 orë protestë ka shkatërruar 3-4 vjet punë në sensin e imazhit të vendit. Rama nuk mohoi se ekziston blerja e votave.

Komuniteti ndërkombëtar deri më tani ka kritikuar vendimin e opozitës për të dorëzuar mandatet. Dhe kjo në një farë mënyre është të dalin në anë të qeverisë suaj, ju pse mendoni se është kjo mbështetje? 
Mendoj se kjo mbështetje është për Shqipërinë dhe jo për qeverinë time, sepse është vendim i paarsyeshëm është një akt që nuk di të ketë ndodhur në demokraci ku populli përfaqësohet nga të zgjedhurit e tij, dhe ata duhet të përfaqësojnë vullnetin e popullit.

Opozita vijon të thotë se është një problem serioz në vend kultivimi dhe trafikimi i kanabisit, ju keni përsëritur disa herë se p.sh, në Lazarat problemi thuajse është zgjidhur falë qeverisë tuaj. Si është situata në ç’pikë jemi? 
Vetëm pak kilometra nga këtu ishte një Republikë e imponimit dhe e mbështetur nga politika nga qeveria e tyre që kultivonte dhe trafikonte marijuanë, ashtu siç kishte edhe një heshtje të përgjithshme mbi këtë fenomen në të gjithë vendin. Ne e nxorëm në dritën e diellit dhe goditëm mbi të gjitha frontet. Por në fund nuk duhet të më dëgjoni as mua as ata, duhet të dëgjoni Guardia di Finanza që në 2017 konfirmoi se thuajse nuk kishte më.

Në fjalimet tuaja të ditëve të fundit keni bërë një krahasim mes protestës së studentëve dhe asaj të opozitës, kush është diferenca?
Protesta e studentëve ishte një protestë e popullit, kishin të gjitha arsyet të cilat ne i dëgjuam, ndërsa kjo nuk është një protestë e popullit. Kjo është një protestë e një establishmenti që u mund thellë dhe që ka arsye për të protestuar sepse nga njëra anë ata janë të dëshpëruar sepse nuk mund të fitojnë. Janë zgjedhjet për pak muaj dhe nuk kanë shanse dhe nga ana tjetër ata janë shumë të shqetësuar për reformën rrënjësore të drejtësisë që ne kemi ndërmarrë me Komisionin Europian edhe me mbështetjen e SHBA-ve që po largon nga drejtësia të gjitha shefat e mëdhenj të një sistemi që ka garantuar imunitet për politikanët dhe për këta këtu.

A mendoni se kontestimet e ditëve të fundit kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë në botë dhe ndoshta e ka bërë më të vështirë udhëtimin drejt integrimit europian?
Kjo sigurisht nuk i bën mirë as imazhit dhe as ekonomisë së vendit sepse jemi në një periudhë të rritjes ekonomike më shumë se 4%. Ishin 3-4 orë që shkatërruan 3-4 vjet punë në sensin e imazhit.

Ju keni thënë qartësisht se nuk keni ndërmend të dorëhiqeni dhe se nuk do të ketë zgjedhje parlamentare këtë vit, në verë siç është kërkuar nga opozita dhe se keni ndërmend të vazhdoni punën parlamentare dhe mbi të gjitha do vazhdoni të përfaqësoni ata njerëz që duke mos pasur më deputetë në Kuvend kanë mbetur jetimë për një përfaqësim. 
Por si do ta bëni? Opozita është një pozicion lufte dhe kanë deklaruar se kanë ndërmend të protestojnë deri sa të mos ketë zgjedhje, deri sa ju nuk e keni lënë qeverinë dhe mbi të gjitha nuk duan as të vazhdojnë punën në parlament?

Ne kemi bërë një qeveri së bashku për të pasur zgjedhje të njohura nga të gjithë por me një kusht, kush fiton qeveris, kush humb rri në opozitë dhe mjaft të flitet keq për Shqipërinë dhe të kontestohen zgjedhjet.

Ne kemi maxhorancën, jemi përpara në të gjitha sondazhet në një mënyrë ekzemplare, nuk mund, nuk mund të merret peng një komunitet dhe të thuash unë do bëj kamikazin nëse nuk më jepni atë që dua. Jemi gjithmonë gati për të dialoguar, jemi gati të dëgjojmë por sigurisht që duhet të qeverisim.

Ju cituat shifra, sondazhe dhe votimin e maxhorancës me të cilën jeni zgjedhur. Por është e vërtetë edhe se, këtë thotë opozita të paktën se ka pasur dhe një përqindje votash që janë adresuar, OSBE fliste për një 20% të votave…
Nuk është e vërtetë. Raporti i OSBE thotë se duhet të adresohen disa aspekte që ligji elektoral t’i japë më shumë qëndrueshmëri sistemit. Pastaj në fund blerja e votave janë diçka që nuk mund të përjashtoj se ekziston.