.

“Edi Rama, helmimi i Shqipërisë”, Berisha nxjerr fotot:Nis protesta e shqiptarëve në Nju Jork

Sipas Ish-kryeministri Sali Berisha, në mbështetje të protestës së opozitës së bashkuar, kanë dalë edhe disa shqiptarë që jetojnë në SHBA.

Ai ka publikuar disa foto në Facebook ku duken persona që mbajnë pankarta në duar me shënimin “Rama ik!”. Berisha u shpreh se kanë protestuar dje përpara konsullatës shqiptare në Nju York.

“Nisin protestat kundër përfaqësive të narkoshtetit në botë, – shkruan Berisha. – Dje pasdite të rinj, ish të-burgosur dhe të përndjekur politikë dhe qytetarë të tjerë shqiptaro – amerikanë protestuan para konsullatës së narkoshtetit shqiptar në New York në mbështetje të protestave të mëdha të qytetarëve në Shqipëri kunder regjimit të kakistokracisë në Tiranë.

Protestuesit të revoltuar mbanin në dorë parulla “Rama ik” dhe “Zëri i Amerikës është Zëri i Lirisë, jo kazan”. Spitalet si repart ushtarak, mentalitet i rrezikshëm ultracentralist i Rilindjes Miq, le të falenderojmë me mirënjohje të thellë të gjitha ata, vajza, djem, burra, gra, për protestën dhe solidaritetin e tyre vëllazëror me qytetarët e revoltuar në Shqipëri dhe le të ftojmë shqiptarët kudo që janë të ndjekin shembullin e tyre.”, shkruan Berisha.