.

Vllaznia shpallet fituese e kupës në futbollin e femrave


Vllaznia është shpallur fituese e kupës në futbollin e femrave, teksa në finalen e luajtur në “Elbasan Arena” ka mundur pastër 3 me 0 skuadrën e Apolonisë. Shkodranet janë konfirmuar si skuadra më e mirë në Shqipëri, pasi për të gjashtin vit radhazi dërgojnë këtë trofe në Shkodër. Fillimisht ishte Bajraktari që kaloi në avantazh kuqeblutë në minutën e 19′, ku pas krosimit të Doçit godet saktë me kokë.
Në pjesën e dytë dyfishon shifrat Doçi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Mustafaj hipotekon fitoren. Mbyllet gjithçka 3 me 0, me shkodranet që këtë trofe ia dedikojnë qytetit të Shkodrës, me rastin e 100 vjetorit të krijimit të klubit të futbollit Vllaznia.

/balkanweb/