.

E nxorën nga deti për ta shitur për mish, delfini i rrallë filmohet duke qarë

Një specie e rrallë delfini ka shpëtuar nga thika pasi lotët e tij prekën zemrën e disa njerëzve.

Peshkatarët qe e nxorën nga deti e kishin ngatërruar me një delfin të zakonshëm, por në fakt bëhej fjalë për një specie të rrezikuar të quajtur, “finless porpoise”.

Ndërkohë që rrinte i bllokuar në pjesën e pasme të një triçikli, gjitari i detit kishte nisur të derdhte lot nga sytë.

Por, lotët e tij i vunë re dy dëshmitarë, Cheng Mingyue dhe Cheng Jianzhuang, të cilët u prekën aq shumë sa paguan rreth 200 euro për ta shpëtuar.

Ata morën borxh një mjet dhe e transportuan gjitarin aty nga ku nuk duhej të ishte larguar kurrë. Në det.
“Finless porpoises” janë të listuara si specie në zhdukje dhe mund të gjenden rreth ujërave të gadishullit korean. JOQ Albania