.

Daçiç “plas bombën”: Në 2005-ën ndërkombëtarët na ofruan ndarjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç vlerëson se nuk do të vijë deri te një marrëveshje me Kosovën, sepse sipas tij “shqiptarët nuk duan”. Kryediplomati serb për televizionin BN tha se demarkacioni i Kosovës nuk është një ide nga dje dhe se për të flitet me vite. Sipas tij në vitin 2005 Serbia ka pasur një ofertë nga ndërkombëtarët për ndarjen e Kosovës.

“Ne kemi nevojë për të mbajtur një politikë të mençur. Unë jam i sigurt se Prishtina nuk do ta pranojë atë, por ata do të jenë përgjegjës”, theksoi ai duke shtuar se Shtetet e Bashkuara tani janë më të angazhuara për arritjen e një marrëveshjeje.

Ai shtoi se ata e bëjnë një gjë të tillë se e kanë parë se ajo nuk mbaron. “Sot ata thonë se 116 vende njohën Kosovën, e cila është një gënjeshtër. I gjithë ky krijim bazohet në gënjeshtra dhe krime. Gjermania dhe Britania e bindin Haradinajn që të mos e heq taksën për mallrat nga Serbia”, tha Daçiç, duke theksuar se në skenë është ndryshimi i roleve.

“Dikush mendon se Haradinaj është i guximshëm por ata nuk bëjnë asgjë pa mbështetjen e jashtme. Amerika nuk do të lejojë Serbinë të jetë konstruktive dhe Kosova të jetë e keqe, se kjo e shkatërron konceptimin e tyre“, tha Daçiç. /klankosova