.

Babai bukurosh i Dua Lipës ‘çmend’ rrjetin në Britaninë e Madhe


Ajo mund të jetë e shkëlqyer në skenë, por këtë herë nuk po flitet për Dua Lipën, por për babanë e saj, Dukagjinin. Fotot e tij kanë pushtuar rrjetet sociale dhe median tradicionale në Britaninë e Madhe. Daily Mail e quan një mashkull bukurosh, që vodhi vëmendjen e të gjithëve në ceremoninë e ‘Brit Awards’ mbrëmjen e shkuar.Dukagjin Lipa ka qenë këngëtar i muzikës rock në Kosovë. Por teksa ishte në skenën e O2 Arena të Londrës, prezantuesi Jack Whitehall mbeti i befasuar, duke shkaktuar të qeshura.Por nuk ishte vetëm ai që u habit nga pamja ‘silver fox’ e kosovarit. Rrjetet sociale u mbushën me komente për pamjen e tij.

“Uau, e patë babanë e Dua Lipës? Është tamam një DILF,” shkroi njëra.

Kjo solli edhe shumë trafik në faqen personale të Dukagjinit, që ariti 178 mijë ndjekës brenda pak orësh.

Dukagjini është organizator i një festivali që mbahet në Prishtinë e që ka për qëllim përmirësimin e imazhit të vendit të tij.