.

Prezenca e Vetëvendosjes në Shqipëri, Baton Haxhiu:Do vrasë LSI dhe do zbehë…

“Në zgjdhjet e ardhshme do kemi Albin Kurtin në politikën shqiptare”.Kështu është shprehur analisti Baton Haxhiu i ftuar në emisionin Open me gazetare Eni Vasilin.
“Vetëvendosja është prezente në Tiranë dhe eksponentët e saj kryesorë janë në Tiranë.Po i pe rrugët politike të Albin Kurtit, kritikat ndaj Ramës, pushtetin në Kosovë dhe fakti që ai ka një përvojë si sulmohet pushteti nga një parti e vogël janë të mjaftueshme për krijimin e një partie.
Do zhvendoset sepse ata e kanë një vizion, ata e projektojnë.Ata kanë nevojë të hyjnë në parlament dhe të bëjnë prezencën faktike.Vetëvendosja do jetë partia e vetme që ka bazat kryesore në dy pjesët shqiptare.
Ajo mund të eklipsohet më shpejt për shkak të krizës demokratike.Do vrasë LSI dhe do zbehë Partinë Demokratike”, ka thënë analisti.