.

Përfshirja e Vetëvendosjes, reagon Shehaj ne Open:Nuk trembemi, ja ana pozitive

Ideja e analistit Baton Haxhiu për përfshirjen e Vetëvendosjes në politikën shqiptare, ka sjellë reagim në studion e “Open” ne Top Channel.Në një lidhje direkte deputeti i PD Agron Shehaj ka komentuar futjen e kësaj partie dhe ka theksuar se sa më shumë parti politike të ketë, aq më mirë do jetë për demokracinë e vendit
“Opozita është e vendosur të vazhdojë me protesta deri në momentin e rrëzimit të Edi Ramës.Opozita nuk kërkon pushtet nëpërmjet protestave, kërkon zgjedhje të lira.
Personalisht mendoj se sa më shumë parti politike të ketë, aq më mirë do jetë për demokracinë e vendit.PD nuk i trembet në asnjë mënyrë, as vetëvendosjes dhe asnjë partie tjetër.Nuk e kuptoj, vetëvendosja as nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, nuk ka shanse të futet në parlament.E shumta mund të ketë zgjdhje dhe të futet si gjithë të tjerët”, ka thene deputeti i PD.