.

Baton Haxhiu në Open:PD nuk i ka bërë mirë llogaritë, bashkitë do sundohen për herë të parë nga…

I ftuar në Open, analisti Baton Haxhiu u shpreh se opozita nuk i ka bërë mirë llogaritë me dorëheqjen e mandateve.

“Deputetët e opozitës nuk i kane llogaritur pasojat sepse nuk mund të hyjnë në zgjedhje pa Reformë në Drejtësi.Pa u formuar institucionet nuk ka zgjedhje.Bashkitë në Shqipëri për herë të parë, do të sundohen nga PS sepse ju keni qenë ata që keni zhgënjyer votuesit tuaj.Mendoj se pas zgjedhjeve lokale, Shqipëria do hyjë në një proces zgjedhor dhe nëse opozita shfaqet vetëm në ekrane, mendoj që LSI dhe PD, do të zëvendësohet me një parti të re, ose PS fiton”, ka thënë analisti.