.

Për këtë fustan po flet mbarë bota, kush ka guxim ta veshë pasi ia pa Kim Kardashianit

Për këtë fustan po flet mbarë bota në këto momente. Shanset janë që të vazhdojë të flitet për të edhe për shumë kohë tashmë që u vesh nga 38-vjeçarja Kim Kardashian në një ceremoni në Hollivud.

Prej atëherë, fustani i Thierry Mugler ka marrë statusin e ikonës në botën e modës. Ai ka dalë në shitje dhe mijëra femra po e provojnë.

Por a do guxonit ta vishnit?

Natyrisht Kardashian ka asetet e duhura për këtë fustan. Për të bërë një provë, The Sun ia veshi fustanin menaxheres së financave, Stephanie Barnes, 32 vjeç. Ajo doli në rrugë për të testuar reagimet.

“Unë kam një gjoks natyral të madh, por normalisht nuk dal në publik me veshje të tilla. Është sikur del në rrugë me bikini”.

Barnes thotë se ishte shumë e vështirë të ecje. Thuajse gjithë kohës ajo ishte nën rrezikun e ekspozimit të thithkave.

Kalimtarët e shikonin të habitur.

“Mendova se i kisha parë të gjitha, por uau,” tha një kalimtar.

“Është shumë i parehatshëm. Edhe pse më pëlqen ky trend dhe e dashuroj Kim Kardashian, them t’ia lë asaj atë pamje të guximshme”.