.

Legjenda e modës ndërroi jetë, kjo është shifra marramendëse që do trashëgojë macja e tij

Karl Lagerfeld, ikona legjendare e Chanel është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 85-vjeçare.Stilisti me famë botërore, në një intervistë të mëparshme në emisionin ‘Le Divan’ ka deklaruar se macja e tij e që quajtur Choupette, do të trashëgojë të gjithë pasurinë e tij prej 200 milionë dollarësh.

Ai u shpreh pak kohë më parë:”Ajo ka fatin e saj, ajo është një trashëgimtare, dhe nëse diçka më ndodh, personi që do të kujdeset për të nuk do të jetë një mjeran. Paratë që nuk do të marr me vete, i takojnë asaj…Choupette është një vajzë e pasur.”
Lagerfeld e ka njohur macen si trashëgimtaren e vetme të legjitimuar.Marrëdhënia e tyre ishte e veçantë. Ajo ishte shumë xheloze për pronarin e saj dhe nuk lejonte askënd t’i afrohej.