.

Filmi i Elvanës dhe Ermalit mund të mos transmetohet kurrë, zbulohet shkaku

Katër muaj pas ngjarjes tragjike në ish-Bllok, ku u përfshi i fejuari i saj Ervin Mata, Elvana Gjata vendosi të rikthehej në skenë dhe në rrjetet sociale.

Por veç koncertit në Prishtinë, ajo që mezi po prisnim të gjithë nga këngëtarja është me siguri filmi i saj i parë “Dy gisht mjaltë”, një bashkëpunim me Ermal Mamaqin.

Ndërsa fillimisht publikimi i tij më 14 shkurt u shty, tashmë një burim për “Iconstyle.al” pohon se filmi ka gjasë të mos transmetohet kurrë.

Dhe kjo lidhet me përmbajtjen e tij e tij pasi në tematikë përfshihen edhe afera droge.

Mësohet se në film Ermali quhen Ervin, i cili në fakt është dhe emri i partnerit të Elvana Gjatës, që është i përfshirë në tragjedinë e ndodhur më 4 tetor të 2018-s në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person.

Gjithashtu në një pjesë të filmit, Elvana mësohet se aksidentalisht ndodhet në një makinë ku kishte drogë dhe pasi pikaset, arrestohet nga policia.

Si për ironi të fatit, ky skenar i paraprin problemeve të partnerit të saj Ervin Mata, ku shkak për mosmarrëveshjen e 4 tetorit të vitit të kaluar dyshohet se ishte një sasi e konsiderueshme droge

Dhe këto detaje mendohet se janë të mjaftueshme që të anulohet publikimi i filmit “Dy gisht mjaltë”.

Gjithsesi mbetet për t’u parë se cfarë mund të ndodhë në ditët në vijim.