.

VIDEO/ Zjarr në kodrat e Patosit, vatra pranë puseve të naftës

Një zjarr ka përfshirë zonën e njohur si “Ofiçinë” në kodrat e Patosit. Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, shumë pranë puseve të naftës të Albpetrol dhe disa shtëpive.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit si dhe Albpetrolit dhe avarishpëtimit. Është mundësuar lokalizimi i flakëve, por të favorizuara edhe nga era rrezikohet sërish riaktivizimi i vatrës së zjarrit.

Fikja e zjarrit bëhet e vështirë edhe për shkak të terrenit të thyer. Është kërkuar ndërhyrja e forcave të tjera për të evituar përhapjen e flakëve. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe efektivë të policisë.
/balkanweb/