.

Skandali seksual në Kavajë, Apeli në Durrës lë në burg 7 të miturit e përfshirë

Gjykata e Apelit në Durrës la në fuqi masën “arrest me burg” për shtatë të miturit nga Kavaja të përfshirë në skandalin seksual, që akuzohen se abuzuan një minorene.

Kjo ngjarje tronditi jo vetëm qytetin e vogël, por gjithë vendin nga sjellja e adoleshentëve ndaj viktimës vetëm 13 vjeçare.

Trupi gjykues vendosi të mos ndryshonte masën e sigurisë që vendosi pak ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë. Në sallë ishin të pranishëm edhe vetë të akuzuarit, psikologë dhe prindërit e tyre.

Mbrojtja kërkoi një masë më të lehtë për shkak të moshës të vogël të të akuzuarve, por gjyqtari Valbon Cekrezi rrëzoi kërkesën e avokatëve. Ai pranoi kërkesën e prokurorisë që kishte kërkuar arrest në burg.
/panorama/